Suhareka nderon Debatik Buzhalën, që shpëtoi dy fëmijë nga vdekja

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka ndarë mirënjohje për Debatik Buzhalën, cili ka shpëtuar jetën e dy fëmijëve. Për këtë ka njoftuar Komuna e Suharekës.

“Sali Asllanaj, ndau mirënjohje për Debatik Buzhalën, që shpëtoi nga vdekja dy fëmijë

Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj, sot ka ndarë mirënjohje për Debatik Buzhalën, në shenjë respekti për guximin e treguar ne shpëtimin e jetës së dy fëmijve nga zjarri të familjës së Sali Kabashit, nga Krushica e Poshtme. Kryetari Asllanaj, e ka përgëzuar Debatikun për trimërinë e treguar duke e vënë jetën e tij në rrezik për të shpëtuar fëmijtë. Ditën kritike kur vërshoi zjarri në shtëpinë e Sali Kabashit, brenda në shtëpi ishin dy fëmijë të kësaj familje Elbasan dhe Orgen Buzhala të moshës 3 dhe 3,5 vjeçar . Me të dëgjuar ulërimat e anëtarëve të familjës për zjarrin e shpërthyer dhe për ndihmë, Debatik Buzhala, pa u hamendur dhe pa e menduar se po e rrezikonte jetën e vet hyri në shtëpi dhe nxorri dy fëmijtë, njëri prej të cilëve ishte më keq se sa tjetri. Falë këti akti burrëror dhe trimërisë së treguar të Debatikut, sot fëmijtë janë gjallë dhe janë mire, përveq Orgenit që ende gjendet për shërim në spital”, ka shkruar Komuna.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here