Suedia e fiton Eurovisionin, Elhaida Dani nuk votohet VIDEO

0

Mans Zelmerlöw nga Suedia me këngën “Heroes” është fitues i sivjetmë i Eurosong-ut. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani edhe pse ishte koutuar lartë para finales, nuk arriti më shumë se vendin e 16 –të me këngën “I’m alive”. Elhaida mori vetëm 34 pikë. Për Shqipërinë kanë votuar më së shumti shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi. Shqiptarët e Shqipërisë i dhanë pike Rusisë e Serbisë, por nuk moren vota nga këto dy vende. Shqipëria nuk ka marrë vota nga Zvicra, Gjermania e Britania e Madhe, ku ka numër të madh të shqiptarëve. Në vendin e dytë është renditur përfaqësuesja e Rusisë, Polina Gagarina me këngën “A Million Voices”. Vendi i tretë i ka takuar grupit italian Il Volo me këngën “Grande Amore”.

https://www.youtube.com/watch?v=CQKLCXd2e0Q

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here