Subashiq:Nuk është sulmuar Vuçiqi por viktimat e Srebrenicës

0

Ky nuk është sulm ndaj Aleksanër Vuçiqit, ky është sulm ndaj viktimave dhe në dinjitetin tonë, ka thënë kryetarja e Shoqatës së Nënave të Srebrenicës dhe Zhepës Munira Subashiq.

“Mua më vjen keq se deri tani të gjitha mediat kanë shkruar për incidentin, ndërsa viktimat askush më nuk i përmend”, ka thënë Subashiq duke shtuar se nuk e përkrah sulmin i cili sipas saj është vepër e huliganëve.

Për Tanjugun Subashiq ka thënë se gjithçka ka filluar mirë dhe se ajo si dhe nënat tjera e kanë përshëndetur Vuçiqin me rastin e ardhjes së tij në Qendrën memoriale duke ia vendosur edhe “Lulen e Srebrenicës” në sup.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here