Stuhi dëbore kërcënojnë të paralizojnë verilindjen e SHBA-ve

0

PRISHTINE, 27 JANAR –  Associated Press ka raportuar të martën heret nga New Yorku se dhjetëra miliona njerëz përgjatë korridorit Filadelfia-Boston frikësohen se stuhi dëbore mund ta paralizojnë verilindjen e SHBA-ve për ditë të tëra. Më shumë se 7.700 fluturime në dhe nga Verilindja janë anuluar pas stuhisë së borës që e ka kapluar këtë zonë të SHBA-ve dhe shumë prej tyre nuk mund të aktivizohen deri të mërkurën. Shkollat dhe bizneset janë mbyllur herët. Zyrat qeveritare janë mbyllur. Qytetarët vrapojnë të furnizohen me gjërat elementare për kohë më të gjatë. “Kjo ka shumë të ngjarë të jetë një nga stuhitë më të mëdha në historinë e New York-ut”, ka paralajmëruar Guvernatori i Nju Jorkut Bill de Blasio. Ai u ka bërë thirrje njujorkezëve për të shkuar në shtëpi dhe të qëndrojnë atje, duke shtuar: “njerëzit duhet të marrin vendime të zgjuara nga kjo pikë e tutje”. Autoritetet i kanë ndaluar udhëtimet në të gjitha rrugët dhe autostradat në New York.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here