Studiuesit: Kemi gjetur eshtrat e Miguel de Cervantes dhe gruas së tij

0

Ekspertët në Spanjë, mendojnë se kanë gjetur eshtrat e Miguel de Cervantes dhe gruas së tij. Studiuesit që prej muajsh ishin vënë në kërkim të eshtrave të babait të Don Kishotit, Miguel  de Cervantes, janë të bindur që kanë gjetur eshtrat e tij dhe gruas Catalina de Salazar.

Mbetjet e eshtrave të tij janë tërhequr nga kisha e murgeshave të Trinitetit në Madrid. Qyteti i Madridit që financoi gërmimet për gjetjen e eshtrave, kërkoi që të bëhet kujdes me mbetjet sepse ato janë në gjendje të keqe.

Këshilli i Qytetit ka njoftuar se për momentin nuk mund të garantojnë nëse janë eshtrat e Servantesit dhe gruas së tij. Supozohet se eshtrat e shkrimtarit të madh spanjoll janë gjetur së bashku me materiale organike të disa të rriturve të tjerë.

Në fakt ka disa të dhëna që nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën. Autori i Don Kishotit është varrosur në vitin 1616 dhe më pas trupi i tij u transferua në 1673, kur filloi  puna për rikonstruksionin e kishës së vendosur në de las Letras të Madridit.

“ Ne nuk do të gjejmë arkivolin  me emrin e shkruar Servantes”, ironizoi mjeku-ligjor, Francisco Etxebarria, që drejton grupin e studiuesve. Detajet e zbulimit do të shpallen në një konferencë për shtyp në qytetin e Madridit, por ende nuk ka një datë të caktuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here