Studentët vazhdojnë me protesta

0

Pas rreth 5 orëve që protestuan paqësisht përballë Parlamentit, duke kërkuar nga qeveria përmbushjen e 8 kërkesave të tyre, mijëra studentë kanë vendosur të zhvendosin tubimin para Kryeministrisë, pasi sipas tyre është shefi i qeverisë Edi Rama ai që duhet t’u përgjigjet.

Studentët prej 9 ditësh kërkojnë plotësimin e kushteve të panegociueshme që i kanë vendosur qeverisë, ndërsa kryeministri edhe sot iu bëri thirrje për dialog, duke pranuar se kanë marrë një shuplakë nga mijëra të rinj që kanë dalë në shesh për të drejtat e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here