Studentët nga Beogradi interesohen për Vetëvendosjen dhe protestat e saj

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti priti një grup rreth 30 studentësh nga Beogradi, të organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë.

Me këtë rast, Kurti paraqiti konceptin, programin dhe aktivitetet e Vetëvendosjes, si dhe qëndrimet e saj për zhvillimet aktuale politike, njoftoi përmes një komunikate kjo Lëvizje.

Kurti në veçanti theksoi që Serbia ka nevojë për një lëvizje të majtë, që lind nga trashëgimia e socialdemokratit të mirënjohur Dimitrije Tucoviq, në kontrast me të majtën e rrejshme të Daçiqit e Vulinit, që janë pasardhësit politikë të Millosheviqit dhe gruas së tij. Pikërisht ballafaqimi me të kaluarën do të mundësonte dhe ndihmonte një lëvizje të re e të majtë në Serbi.

 

Pas prezantimit të tij, Kurti iu përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve që shtriheshin nga çështja kombëtare shqiptare dhe gjeopolitika e Ballkanit, te modelet për zhvillimin ekonomik socialdemokrat e deri te temat aktuale si protestat për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe mbrojtjen e Trepçës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here