Studentët në Tiranë marsh protestues të mërkurën kundër Projektligjit

0

Një grup i studentëve të Universitetit të Tiranës kanë paralajmëruar marsh protestues të mërkurën me qëllim kundershtimin e Projektligjit për reformimin e arsimit të lartë. Arsyet përse ata e kundershtojnë këtëë projektligj janë më poshtë:

“Studentë! Pavarësisht protestave, zaptimeve dhe reagimeve studentore, reforma skandaloze për arsimin e lartë po shkon drejt fundit! Zëri studentor nuk është dëgjuar fare. Zëri studentor bën thirrje për REZISTENCË! Ndaj, të mërkurën në ora 10:30, të gjithë te KORPUSI për të marshuar drejt Kryeministrisë kundër kalimit të kësaj reforme.

Sot, se nesër është vonë!

JO rritjes me nga 120 euro çdo vit të tarifave ! – PO uljes graduale të tyre deri në ARSIM PUBLIK FALAS!

JO ndarjes së parave publike me universitetet private! – PO rritjes së buxhetit të shtetit për arsimin e lartë.

JO mësymjes së bizneseve private në hapesirat universitare! – PO vënies në punë të laboratoreve.

JO përjashtimit të studentëve nga e drejta e votës! – PO gjithëpërfshirjes demokratike.

REFORMA NUK KALON!

#PER UNIVERSITETIN!”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here