Studentët e presin Ramën me protestë në Vlorë

0

Premtimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama nga UBT, ku tha se nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi, duket se nuk i ka “ngrohur” zemrat e studentëve protestues, të cilët do të zhvillojnë sërish sot një tubim para Korpusit Universitar.

E teksa protesta që zgjat prej dy javësh dhe mungesa e një zgjidhje nga qeveria e vullnetit nga kryeministri për të plotësuar 8 kërkesat ka futur në kaos universitetet, duket se denoncimet e bëra dje për hyrjen si “hajdut” të Ramës në UBT, sipas një skeme mashtrimi të rektorit Bahri Musabelliu, kanë revoltuar studentët.

Duke marrë shkas nga takimi i djeshëm, ata kanë vendosur të bojkotojnë mësimin, të kyçin dyert e fakulteteve dhe të shmangin çdo takim qoftë ky edhe i njoftuar nga rektorët apo dekanët për të dialoguar mes veti, pasi dyshojnë se mund të jetë surprizë prezenca e kryeministrit.

Nga situata e krijuar është stepur edhe Rama, i cili sot ka vendosur të mos zhvillojë takime në universitetet në Tiranë, por të shkojë në Vlorë ku studentët që priste të takonte janë shfaqur të revoltuar.

Më hyrje të universitetit “Ismail Qemali”, Rama është pritur nga studentët me thirrjet: Turp, turp turp!

“Ti bën monolog”, i kanë thënë studentët, kryeministrit, teksa në shenjë proteste kanë mbajtur të bllokuar për disa minuta hyrjen e Rektoratit.

Kryeministri s’ka gjetur paqe as brenda në sallë, ku disa studentë kanë shprehur ahpur kundërshtinë ndaj tij.

DEBATI ME NJE STUDENTE:

Rama: Hajdeni brenda;

Studentja: Do vijmë të gjithë po erdhëm, jo unë, të tërë

Rama: Një minutë

Studentja: Jo një minutë, se kështu bëni edhe për kërkesat ju, një minutë. Tani! Jeni burrë shteti thuaje llafin para një vajze

Rama: Hajdeni brenda

Studentja: O do futemi të tërë, jo unë

Rama: Një minutë

Studentja: Thuaj po apo jo

Rama: Një minutë, do dëgjosh

Studentja: Nuk dëgjoj, o zotëri ti ke qejf monologet edhe unë kam qejf monologet

Rama: Dëgjo këtu…

Studentja: Nuk dëgjoj, po apo jo

Rama: Dëgjo…

Studentja: Nuk ka dëshirë të plotësojë kërkesat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here