Studentët bllokojnë edhe hyrjen e Fakultetit të Mjekësisë,në Teknik përleshje…(video amatore)

0

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë bllokuar edhe hyrjen e Fakultetit të Mjekësisë.

Dhjetëra prej tyre kanë bllokuar sot dekanatin e këtij fakulteti.

Ata po kërkojnë që afati i prillit të jetë me dy provime, ndërsa kanë kërkuar që të kenë shtesë edhe afatin e tetorit dhe disa kërkesa të tjera.

Studentët thanë se do të qëndrojnë para fakultetit deri në realizimin e kërkesave.

Studentët bllokojnë hyrjet e Fakultetit Teknik

Një grup i studentëve të Fakultetit Teknik kanë bllokuar hyrjet e këtij fakulteti duke pamundësuar kështu hyrjen e profesorëve dhe studentëve brenda.

Studentët protestues nuk kanë lejuar as hyrjen e dekanit të këtij fakulteti, Musli Bajraktarit.

Ky i fundit ka thënë për Gazetën Tribuna se bllokimi i hyrjeve të fakultetit është i patolerueshëm.

Ai ka thënë se protestat dhe bojkotimet janë të pranueshme, por i papranueshëm sipas tij, është pengimi që po i bëhet profesorëve dhe studentëve që të hyjnë në objektin e fakultetit.

“Kjo është e paimagjinueshme, e drejta e tyre është të protestojnë, të bojkotojnë e mos të vijnë në mësim, por nuk lejohet që të vijnë dhe të barrikadohen e t’i mbyllin hyrjet. Çka mund të ndodh nëse profesorët vendosin të bojkotojnë mësimin, andaj le të analizojnë dhe të mendojnë kjo rini se çfarë janë duke bërë”, ka thënë Bajraktari.

Në këtë mënyrë studentët po kërkojnë nga Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe rektori Ramadan Zejnullahu që kushti për vitin e parë të jetë me shtatë provime; afati i prillit të jetë me dy provime, afati i tetorit të vlejë për kusht dhe të jetë me dy provime; kushti për vitin e dytë të jetë me katër provime dhe lirim nga semestri për kategoritë e veçanta të studentëve. /Tribuna/

Studentët bojkotojnë mësimin

Grupi i pavarur i studentëve të Universitetit të Prishtinës ka paralajmëruar se studentët e UP-së do ta bojkotojnë mësimin të martën (sot) nga ora 8:00 deri në orën 11:00.Grupi i pavarur i studentëve të Universitetit të Prishtinës ka paralajmëruar se studentët e UP-së do ta bojkotojnë mësimin të martën (sot) nga ora 8:00 deri në orën 11:00, derisa nga ora 11:00 do të marshojnë nga Qendra e Studentëve drejtë Rektoratit të UP-së duke kundërshtuar disa vendime të rektorit Ramadan Zejnullahu.
Përfaqësuesi i studentëve, Shkodran Rexhaj, ka thënë dje gjatë një konference për medie se disa vendime që i ka nxjerrë rektori kohëve të fundit siç është moslirimi nga pagesa e disa kategorive të studentëve të UP-së, ndalimi i bursave për nivelin master të studimeve, numri i provimeve në afatin e prillit, numri i provimeve për ta fituar kushtin etj, dhe sipas tij janë vendime të papranueshme për studentët dhe se janë në dëm të tyre, andaj protestat nuk do të ndalen.
Rexhaj ka theksuar se do të jetë marshi më i madh studentor në 15 vitet e fundit pasi që pakënaqësia e studentëve është shumë e madhe.
Rexhaj ka shtuar se për një marsh të tillë janë të njoftuara e institucionet e rendit, derisa ka shtuar se e kanë përkrahjen edhe të Parlamentit Studentor si dhe të organizatave tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here