Studentë nga gjithë Shqipëria bashkohen te MASR-ja

0

Mijëra e mijëra studentë e gjimnazistë janë grumbulluar të gjithë tek rruga e Durrësit, para Ministrisë së Arsimit. Orteku i madh ka filluar, i cili në ora 16.00 do kthehet në protestën me të madhe të këtyre 28 viteve.

Edhe në rrethe po protestohet masivisht. Studentët nga Elbasani, Shkodra, Vlora dhe Korça janë nisur drejt Tiranës.

Shqipëria kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës që pritet të jetë më e madhja e këtyre 28 viteve.

Teksa nisën marshimin nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Ministrisë së Drejtësisë, disa prej drejtuesve të turmës së studentëve është kërkuar të ndalohet një minutë para Kryeministrisë për të mbajtur 1 minutë heshtje, por protestuesit nuk janë ndalur, por vazhduan drejt stacionit të tyre historik.

E marta është afati final që studentët i kanë lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre përpara se protesta e tyre të përshkallëzohet. Tirana po kthehet në një dhjetor 1990, kur studentët rrëzuan regjimin komunist.1 of 8  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here