Stresi e refuzon publikisht “tradhtaren”

0
Stresi, duke kenduar gjate nates se pare te festivalit Kenga Magjike 2009, ne Pallatin e Kongreseve.

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”, ka përdorur profilin e tij në “Instagramin” për të treguar se nuk i pëlqejnë femrat tradhtare. Në pamje të parë, Stesi duket tip aventurier, por mesazhet që ka publikuar tregojnë të kundërtën.

“Na shkatërrove jetën me këto foto, të dua shumë, të puth shumë. Na ke bërë të mendojmë për ty, të vuajmë për ty, t’i lëmë burrat për ty”, i ka shkruar vajza Stresit, emri i së cilës nuk është publikuar. “Inati im, lloji i këtyre femrave. Nuk e kuptoj si mund të harrosh ekzistencën e burrit veç për një natë me dikë. Humbe! Nuk jam mendjelehtë unë”, i është kundërpërgjigjur publikisht Arkimend Lushaj.

2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here