Strategjia e Edi Ramës për t’u tërhequr nga deklarata për bashkimin Shqipëri-Kosovë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se është tërhequr nga deklaratat për bashkim kombëtarë.

Ai në një intervistë për Al Jazeera, tha se deklaratat e tij janë nxjerr nga konteksti.
“Unë mendoj se idetë e mia në lidhje me këtë janë nxjerrë nga konteksti, edhe pse unë jam shprehur qartë dhe në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, që do të thotë se për ne shqiptarët është një moment fantastik i historisë tonë. Nuk kemi qenë kurrë më mirë se sot jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe më gjerë. Procesin e integrimit duhet ta kuptojmë si një instrument unik për të modernizuar realitetet tona dhe në të njëjtën kohë për të na bashkuar me njëri tjetrin, në familjen e madhe të bashkuar europiane. Njëkohësisht, unë kam thënë, dhe pse mos ta përsëris prapë, se kjo është mënyra jonë se si ne e shohim këtë situatë, por që varet edhe nga Europa se si ajo e shikon dhe se si e kupton dhe sa ajo ka nevojë për Ballkanin, ashtu sikurse Ballkani ka pasur gjithmonë nevojë për Europën, por edhe mënyra se si Europa do të arrijë të ndalojë që strategjitë nacionaliste të prevalojnë mbi ëndrrën tonë të sinqertë dhe të ligjshme për të qenë pjesë e një familje e madhe, në mënyrë që kjo ëndërr të mos orientohet nga fryma nacionaliste. Në fakt kemi të bëjmë me një konflikt mes së vjetrës dhe së resë, dhe beteja nuk ka mbaruar. Ne jemi në anën e së resë, por asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar qëndrimet e vjetra, mendimet e së kaluarës sepse Ballkani ka vërtetuar gjithmonë që është vendi ku e vjetra rikthehet”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here