Stop dënimeve të montuara-ish ushtari i UÇK-së burg të përjetshëm pa asnjë bazë

0

Në faqen “Veteranët e UÇK-së”  është tërhequr vëmendja se ish pjestari i Ushtrisë Çliriimtare Kombëtare, Rexhail Qerimi nga Kumanova është dënuar pa asnjë bazë ligjore me burg të përjetshëm, për një vrasje të vitit 2008 që nuk e ka bërë. Sipas veteranëve të UÇK-së ky ish luftëtar lirie në momentin e vrasjes as që ka qenë i pranishëm në vendin e krimit, por ka qenë duke punuar në lokalin e tij në Opajë të Kumanovës.

Veteranët kërkojnë të ndërpriten montimet ndaj ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

 

Më poshtë mund ta lexoni adresimin e veteranëve të UÇK-së:

 

“Rexhail Qerimi, ish pjesëtar i Ushtris Çlirimtare Kombtare është dënuar me burg të përjetshëm, i akuzuar se në vitin 2008 ka vrarë një inspektor policie afër fakultetit matematiko – natyror në Shkup. Qerimi është i pafajshëm, pasi që përmes shumë dëshmive dhe dëshmitarëve ka zbardhur fakte se në ditën e këtij krimi ka qenë në lokalin e tij duke punur në fshatin Opajë të Kumanovës.”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here