Stoltenberg në telefon Haradinajt: Misioni i KFOR-it vazhdon

0

Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu, dha shpjegime lidhur me telefonatën që Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg.

Sipas saj, ai e ka informuar z. Haradinaj se Këshilli I Aleancës Veri-Atlantike ka zhvilluar një diskutim fillestar lidhur me miratimin ditëve të fundit të ligjeve mbi tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). 

| Sekretari i Përgjithshëm e ka informuar z. Haradinaj se, përderisa mandati i FSK po evoluon, Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike do të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në, për vitin e ardhshëm.  NATO do të vazhdojë me misionin e saj KFOR, në mënyrë që të sigurojë një ambient të qetë e të sigurt në Kosovë’, deklaroi zëdhënsja e NATO-s.

Tutje, ajo theksoi se KFOR operon nën mandatin e dhënë nga OKB dhe ligjet mbi tranzicionin e FSK-së nuk do të ndikojnë në mandatin e tij. 

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ishte njëri prej kundërshatrëve kryesorë të transformimit të FSK drejt ushtrisë, me pretendimin se nuk është momenti I duhur në mungesë të një konsensusi të përgjithshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here