Stoltenberg: FAK me pëlqimin e të gjithëve edhe në veri

0

Sekretari i përgjithshëm NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës me pëlqimin e të gjithëve mund të shtrihen edhe në veri të Kosovës.                                                                            Kryeministri Isa Mustafa ka përfunduar takimin me sekretari i përgjithshëm NATO-së,  me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin me NATO-n për sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon.

Stoltenberg ka shtuar se NATO nuk do të vendosë për krijimin e Forcës së Armatosur, por rekomandoi që secili vendim të merret me pajtimin e të gjithëve, për të mos e dëmtuar progresin e arritur.

Ai ka theksuar se duhet të bashkohen të gjithë në luftën kundër terrorizmit.

Stoltenberg ka shtuar se NATO do të qëndrojë në Kosovë në mision të kushtëzuar dhe do të qëndrojë deri në atë moment që e sheh se në këtë vend është arritur një stabilitet.

Kurse, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se po bëjnë përpjekje që Forcat e Armatosura të Kosovës të bëhen me pëlqim e të gjithëve dhe të shtrihen në gjithë territorin tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here