Sylejman Gashi:pse nuk u festua Dita e Pavarësisë së SHBA-së në Prishtinë?

0

Për herë të parë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, nuk u shënua Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gazetari Sulejman Gashi, korrospodent i Radio Televizionit të Kosovës në SHBA, përmes një komenti në rrjetin social Facebook, pyet pse po ndodhë kjo.

4 Korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve për herë të parë nuk u shënua me në Prishtinë.

Përveq se mungoi koncerti i madh tradicional i organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, si pasojë e kërcënimeve nga sulmet terroriste, Komuna e Prishtinës, tani e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, e njohur për raporte jo të mira me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, nuk i stolisi sheshet me flamuj amerikan, siç veprohej zakonisht, transmeton lajmi.net,ërcjellë portali Online.

Ja komenti i plotë i Sulejman Gashit gazetar dhe njohës i rrethanave të raporteve SHBA-Kosovë:

“Viteve të mëparshme 4 Korriku në Kosovë festohej si një dite e veçantë, një ditë e lirisë dhe e pavarësisë së Amerikës, një ditë e lirisë së vendit që u bë kumbara i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës.

Sa mburreshim kosovarët dhe amerikanët në Kosovë për këtë shënim të datës më të madhe gjatë vitit për Amerikën.
Pas një tradite të krijuar 15 vjet, një mik imi nga Prishtina më shkruante sot se në kryeqytetin e Kosovës as dje e as pardje nuk u organzua një manifestim i tillë i përshëndetjes së Amerikës. Përveç kësaj, as flamuj të këtij vendi nëpër qytet nuk shiheshin gjëkundi.

Arsyja e dhënë nga pushtetarët, më shkruan miku im, ishin ‘shqetësimet rreth sigurisë.’ Kjo do të thotë se dike në Kosovë po e penguaka kremta e mikut më të afërt që ka Kosova, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe ja komenti dhe pyetja e mikut tim: mosmbajtja e koncertit tradicional mbase mund të jetë një ‘fitore’ e ektsremistëve të të gjitha ngjyrave, por kush e pengoi udhëheqjen e qytetit të Prishtinës që të stoliste sheshet me flamuj Amerikan. Këta flamuj që shumë qytetarë të Kosovës i mbajnë me krenari mbi kulmet e shtëpive të tyre. Kohët po ndryshojnë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here