State Departmenti vërteton mbështetjen e SHBA-ve për Ushtrinë e Kosovës

0

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar edhe një herë mbështetjen për formimin e ushtrisë së Kosovës, por ata thonë se “siguria e Kosovës do të mbrohet më së miri me normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Siq theksohet, për Prishtinën “dialogu duhet të jetë një përparësi absolute”.

Në një deklaratë, të Departamentit amerikan të Shtetit, gjithashtu vihet në dukje se nga Prishtina autoritetet presin që tu përmbahen obligimeve se për çdo operacion në veri të Kosovës do të konsultohen paraprakisht me KFOR-in.

“Ky është një vendim sovran i Qeverisë së Kosovës,” shtoi deklarata.

Departamenti i Shtetit gjithashtu apelon “nga të dyja palët për të hequr të gjitha pengesat në mënyrë që të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”.

Sipas së njëjtës deklaratë, vota e djeshme në Kuvendin e Prishtinës “nuk sjellë ndonjë ndryshim të menjëhershëm sa i përket strukturës, misionit ose operacioneve të FSK-së”.

“Është një hap administrativ që fillon procesin, i cili do të zgjasë një dekadë dhe gjatë së cilës Kosova nga vendi i sigurisë duhet të bëhet një vend që kontribuon për sigurinë”.

Departamenti i Shtetit gjithashtu vlerëson se qeveria në Prishtinë duhet më shumë se kurrë “të vazhdojë të angazhohet me komunitetet pakicë dhe të bashkëpunojë ngushtë me aleatët e NATO-s dhe partnerët e tyre”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here