Standardet, jo te dyfishta por të dhjetfishta

0

Teuta Haxhijaj

Sot paska protestë kunder A. Kastratit per shkak te permbajtjes se postimit te tij. Me duket shume ne rregull kjo proteste. Edhe protestat ne Facebook dhe gjithandej. Por me çka unë kam problem dhe jam shumë kunder janë standartet dhe morali i dyfisht i shumicës.
Pse nuk u protestua kur u kryqezu dhe u linçu Valdete Daka me çdo fjalë të poshtër të mundshme duke ja përmend moshën, pamjen e çka jo. Pastaj nuk keni lanë fjalë te poshtër pa e thanë për pamjen e jashtme të Ganimete Musliut, te Melihate Tërmkollit, Besa Gaxherrit… e shumë të tjera që kanë qenë shenje gjuajtje nga zyrtarët dhe militantët e VV. Në fakt eshte VV dhe militantët e saj ata te cilet kanë fillu me linçime e kryqezime te tilla kunder secilit qe ka guxu me kundershtu ose me fole diçka kunder liderit te tyre suprem dhe shpirteror. Nuk ka patur fjale banale te mundshme qe nuk eshte thene ne drejtim te tyre. Pastaj s‘kanë lanë gjë pa folë për madhesinë fizike te Skender Hysenit, per pamjen e Avdullah Hotit e plot të tjerë. Secili nga këta është goditë sa e sa herë nen brez. Dhe asnje za kunder, asnje protestë, asnje dalje perpara për mbrojtje ndonjerin nga te sulmuarit.

Çka u bo tash?!

A. Kastrati te pakten nuk ka permend emer dhe nuk i është drejtu direkt znj. Osmani siç e bejne rendom ky taborri tjeter, por e ka cituar Konicen gjë qe megjithatë nuk ka qenë aspak me vend dhe e hjeshme.

Po, znj. Osmani ka mbipeshë dhe kjo është shumë njerezore siç edhe ato zonjat tjera qe e kanë pamjen e vet, madhesinë e vet, peshën e vet siç e ka secili njeri tjeter dhe qe është shume normale dhe shume njerezore. Nuk është parlamenti sfilatë e modeleve dhe as nuk do te duhej te behej. Edhe fshatare eshte siç jemi te gjithe, pse duhet te mirret si fyerje kjo?! Se mos m‘ke Kosova Paris qe me u ba dallimi ne qytetarë dhe fshatarë?

Veç sa per info: jam shumë kunder perqeshjes se pamjes fizike te kujtdo dhe jo vetem pamjes fizike, por perqeshjen e prejardhjes, familjes e ku di une çka dhe jam kunder secilit sulm ne bazë personale. Bile edhe atehere kur te sulmuarit rastisin te mos jenë anetarë ose militantë te VV.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here