“Stand-By”, mbetet në fuqi, javën tjetër Kosova tërheqë 35 milionë euro

0

Marrëveshja “Stand-By” mes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë së Kosovës do të mbetet në fuqi. Rishikimin e saj e ka miratuar Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar në mbledhjen e mbajtur më 15 janar.

Pas miratimit të rishikimit, FMN-ja do t’i mundësojë Kosovës tërheqjen e 35 milionë eurove si mbështetje buxhetore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky këst është në kuadër të marrëveshjes me FMN-në, e cila ka paraparë një mbështetje direkte buxhetore për Kosovën në një vlerë prej 185 milionë eurosh përgjatë 22 muajve.

Me këto 35 milionë euro, që pritet të tërhiqen javën e ardhshme, shuma e tërhequr nga qeveria e Kosovës që nga nënshkrimi i marrëveshjes arrin në 70 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here