Stadiumin në Shkodër pritet ta përurojë edhe Maradona

0

Punimet në stadiumin “Loro Boriçi” po vazhdojnë me ritme mjaft të larta.

“TV Rozafa” në Shkodër njofton se përfundoi me sukses edhe shtrimi i tapetit. Punimet kanë zgjatur 4 ditë dhe kanë mbetur vetëm “gjëra të vogla”.
Tani nis procesi i lidhjes së barit me terrenin ku do të duhet kohë. Stadiumi i Shkodrës pritet të jetë gati në mesin e këtij viti.
Kjo arenë do të jetë më e madhja në vend, pasi kapaciteti do të shkojë deri në 17500 vende të ulura dhe do të jetë natyrisht edhe shtëpia e re e Kombëtares Kuqezi.
Pritet me kureshtje e vërteta e ardhjes eventuale të legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona, për të cilin thuhej që do të përuroj stadiumin në Shkodër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here