Sot 30 vjet mbi 100 arrestime u bënë në Kosovë

0

Më 30 dhjetor 1985 mbi 100 arrestime kryen në Kosovë, ndërsa autoritetet jugosllave thane se kishin zbuluar një komplot për nxitjen e separatizmit dhe nacionalismit shqiptar. Shumë prej të arrestuarve ishin mësues dhe profesionë të ndryshëm që ishin diplomuar nga Universiteti i Prishtinës. Gjatë hetimeve, autoritet zbuluan se organizata ilegale e quajtur  Lëvizja e Çlirimit  synonte pavarësinë e “Shqipërisë së Madhe” me përfshirjen e trojeve të banura nga shqiptarët në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni. Sipas hetimeve, Lëvizja e Çlirimit ishte një nga grupet më të organizuara që vepronte në fshehtësi të plotë, dhe në shumë drejtime ishte krejt ndryshe nga organizatat e tjera ilegale shqiptare. Në radhët e anëtarëve të saj kishte oficerë të ushtrisë jugosllave dhe informatorë brenda forcave të sigurimit, çka e bëntë të vështirë për t’a goditur. Lëvizja e Çlirimit të Kosovës ishte angazhuar në akte sabotimi, kishte rekrutuar anëtarë dhe botuar pamflete, krahas futjes kontrabandë në Kosovë të armatimeve dhe municioneve, pajisjeve të komunikimit dhe shtypit dhe foto-kopjimit, ndërsa mbante lidhje me komunitetet shqiptare në mërgim në perëndim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here