Srebrenica, “The Guardian”: Kanë marrë pjesë vullnetarë grekë, Greqia e ka fshehur

0

E përditshmja londineze, “The Guardian”  shkruan se Greqia ka fshehur të vërtetën prej kohësh, në lidhje me rolin e saj në gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnjes, masakra më e tmerrshme prej Luftës së II-të Botërore, dhe duke ngritur me krenari flamurin e Greqisë pas masakrimit të myslimanëve boshnjakë, ku mbi 7000 sysh patën vdekur.   Javën e ardhshme Serbia merr kryesimin e BE-së, ndërkaq ish-presidenti serb Milan Millotinoviç do të sillet para Tribunalit të Hagës nën akuzat për krime lufte, ndërkohë që përfshirja e Greqisë në këtë mizori dhe sekretet e tjera të Athinës me dëshirë do të varroseshin përjetësisht, mund të zbardhen nga paraqitja e 60-vjeçarit Millotinoviç para tribunalit.   “The Guardian” shkruan se askush nuk ka luajtur rol më të rëndësishëm se Millotinoviç në aleancën Athinë-Beograd gjatë viteve të nëntëdhjeta kur zhvilloheshin konflikte të mëdha në Ballkan. Grekët e dinë se një ditë do të duhet të ballafaqohen me të kaluarën e tyre.   Pas deklaratës së fundit të pendesës të ish-lideres së serbëve të Bosnjës, Biljana Plaviq, besohet se është çështje kohe kur edhe të tjerët do të fillojnë të flasin, shkruan “The Guardian”, para paraqitjes së Millotinovic në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e të akuzuarit për krime lufte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here