Srebernica e fton në komemoracion kryeministrin serb Vuçiç

0

Këshilli Organizativ për shënimin e 20 vjetrorit të krimit mbi Srebernicën ka ndërruar qëndrim rreth ftesës për kryeministrin e Serbisë në komemoracion.

Këshilli në fakt ka vendosur që të gjithë ata që kanë vullnet të jenë prezent janë të mirëseardhur në Srebernicë.

Përfaqësuesit dhe kreu i komunës, Ćamil Duraković, i cili më heret pas arrestimit të komandantit mysliman me fletarrest të Serbisë Naser Oriqit në Zvicërr, disa herë e ka përsëritur se premjeri Vuçiç nuk është i mirëseardhur në komemoracion nëse Oriq nuk ekstradohet në Bosne, tani thotë:

“Ftesa i ka shkuar Vuçiçit, dhe le të vendosë vet”.

Duraković dhe kryetarja e Shoqatës së Nënave të Srebernicës, Munira Subashiq e cila së bashku me të ishin pajtuar që nëse Oriq nuk ekstradohet në Bosne deri me 30 qershor, komemoracioni të shtyhej, tani në lidhje me shkarjen eventuale të kryeministrit serb në Srebernicë thotë:  “Nuk do ta mbrojmë askënd, as që do ta ftojmë dikë”.

Përndryshe këshilli pret që në komemoracion të marrin pjesë 3 kryetarët e shtetit, 3 kryeministrat dhe 3 kryetarët e parlamentit.

Siq është njoftuar masat e sigurisë për këtë manifestim do të jenë në nivelin më të lartë. Komemoracionin do ta sigurojnë 2000 pjestarë të forcave të sigurimit.

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç më heret ka shfaqur vullnetin dhe gatishmërinë të marrë pjesë në komemoracionn ku do të kujtohen viktimat e Srebernicës në 20 vjetorin e vrasjes së tyre.

Serbia është fajtore e drejtëpërdrejtë për vrasjen e rreth 8 mijë burrave në Srebernicë në korrik të vitit 1995.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here