Sportistët më të mirë në histori, Jordan, Messi, Balic, Bonds

0

Triumfi i pestë i Lionel Messit në ceremoninë e Topit të Artë ka bërë që historia e sportit të shoh futbollistin argjentinas në një kahje tjetër. Federata Ndërkombëtare Sportive e llogaritë Messin në mesin e sportistëve më të famshëm në histori të të gjitha sporteve.

Messi llogaritet që tani si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave si në aspektin individual, edhe në atë grupor.
Në aspektin individual, Messi ka arritur të fitoi 39 çmime të ndryshme ku më të çmuarat janë 5 Topat e Artë. Në aspektin grupor Messi ka fituar 29 kupa të ndryshme, nga to katër Liga të Kampionëve.

Basketbollisti amerikan, Michael Jordan është në rrethin e ngushtë të sportistëve më të famshëm pasi që 5 herë ishte shpallur MVP i NBA ndërsa kishte fituar edhe 6 “Unaza ta Arta”, transmeton Indeksonline .

Edhe Kareem Abdul Jabbar llogaritet në mesin e legjendave më të mëdha të sportit pasi që njëjt si Jordan kishte fituar edhe ai 6 herë “Unazën e Artë” ndërsa mbetet basketbollisti me më shumë pikë në histori të në NBA me gjithsejë, 38 mijë e 387 pikë.

Sporti i hokejit do të mbajë mend përgjithmonë legjendë Wayne Gretzky. Ai llogaritet si mit i këtij sporti pasi që 8 vite ishte lojtari më i mirë në botë në këtë sport.

Bejsbolli ka një sportist legjendarë si Barry Bonds që llogaritet si një nga sportistët më të mëdhenjë në histori. Bonds në 10 vite kishte marrë 7 çmime MVP në këtë sport.

Vaterpolo do të kujtohet gjithmonë me legjendën e Spanjës, Manuel Estiarte. Portieri spanjoll është shpallur 7 herë si më i miri i botës në këtë sport.

Në hendboll Ivano Baliq dhe Duishebaev llogariten legjendarët e këtij sporti pasi që për shumë vite e kanë dominuar hendbollin me sukseset e tyre personale.

Në futbollin e sallave-futsall, Alessandro Rosa Vieira i njohur me nofkën Falcao ka qenë për shumë vite si më i trofeshmi dhe më i çmueshmi duke u rënditur si një nga sportistët që ka mbajtur më së gjati primatin e më të mirit në një sport.//

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here