“Spitali” e vë në pranga kirurgun për marrje rryshfeti e keqpërdorim detyre

0

Operacioni policor i koduar me emrin “Spitali” ka vënë në pranga një person të dyshuar në Ferizaj. Duke dyshuar rreth këtij personoi sot Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me njësitë përkatëse policore, në rajonin e Ferizajt kanë kryer kontroll në spitalin rajonal të Ferizajt si dhe në lokacionet e personit të dyshuar. Personi për të cilin Policia e Kosovës e identifikon me inicialet I.V. 48 vjeqar, mjek kirurg, dyshohet për marrje rryshfeti, keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtarë, ushtrim të ndikimit dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve. Sipas dyshimeve të policisë ky mjek ka kërkuar nga qytetarët-pacientët dhe ka pranuar ryshfet. Bastisjet policore janë realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda ku me ketë rast në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: dy revole me gaz, një granatë dore, 12.100.00 (dymbëdhjetëmijë e njëqind euro), dokumentacione dhe pajisje elektronike. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka tërhequr vëmendjen se të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizimin e Gjykatës kompetente, dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për dyzet e tetë (48) orë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here