“Spidermani” francez ngjitet në ndërtesën më të madhe në botë (video)

0

Francezi Alain Robert, i njohur si Spiderman francez për ngjitjet e tij të guximshme në zonat urbane, të dielën në mbrëmje u ngjit pa pajisje të sigurisë në “Cayan Tower” në Dubai, kulla më e lartë spirale në botë.

Spidermanit 52-vjeçar, u deshën 5 orë dhe 15 minuta të ngjitet në kullën 306 metër të lartë Kayani në rrethin e banimit Marina në Dubai, transmeton TetovaSot

Rrokaqielli spiral me 73 kate u ndriçua me drita të forta, ndërsa shikuesit nga vendi, në mesin e tyre shumë turistë, me mosbesim kanë ndjekur ngjitjen e spajdermanit francez./TetovaSot/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here