Specialja para deputetëve gjatë kësaj jave

0

Megjithëse deputetët e opozitës dhe disa të PDK-së që votuan kundër formimit të Gjykatës Speciale, vazhdojnë të mbajnë qëndrim të njëjtë, kjo nuk ka do ta pengojë qeverinë që në javën që vjen të riprocedojë sërish në Kuvend amendamentin 24 të Kushtetutës, amendament ky që i hap rrugën krijimit të Speciales.

Se Specialja do të dërgohet në Kuvend brenda javës që vjen, këtë e kanë konfirmuar për KosovaPress burime të sigurta brenda kuvendit, të cilët, me kërkesë që të mbeten anonimë, kanë pranuar se tashmë koha po ecën dhe se kjo është njëra ndër arsyet e vizitës së ndihmëssekretares amerikane për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Victoria Nuland në Kosovë, e cila do të kërkojë votimin e Speciales nga ana e deputetëve.

Mësohet gjithashtu se amendamenti do të shkojë para deputetëve pa ndonjë ndryshim.

Përkundër tërë kësaj, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, tha për KosovaPress se do të ishte skandaloze nëse vërtet, siç deklaroi kryeministri Isa Mustafa, amendamenti për Specialen do të riprocedohet nga ana e Qeverisë.

Sipas Kurteshit dërgimi i sërishëm për votim i Speciales është tendencë për një grushtshtet mbi demokracinë.

Ndërsa deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj tha për KosovaPress se, sa i përket subjektit të tij, qëndrimet vazhdojnë të mbesin të njëjta, dhe se tendenca e Qeverisë për ta riproceduar ndryshimin kushtetues për dhomat e specializuara, paraqet lojë me Kuvendin nga ana e ekzekutivit.

Edhe për deputetin nga radhët e Nismës Zafir Berisha, mënyra se si po tentohet të formohet Gjykata Speciale është e papranueshme dhe rikthimi i atyre amendamenteve, sipas tij, “i hap rrugën një ligji tepër të dëmshëm për Kosovën”.

Me 26 qershor deputetët hodhën poshtë votimin për Dhomat e Specializuara dhe atë me 75 vota pro, 7 vota kundër dhe 2 abstenime./KosovaPress/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Megjithëse deputetët e opozitës dhe disa të PDK-së që votuan kundër formimit të Gjykatës Speciale, vazhdojnë të mbajnë qëndrim të njëjtë, kjo nuk ka do ta pengojë qeverinë që në javën që vjen të riprocedojë sërish në Kuvend amendamentin 24 të Kushtetutës, amendament ky që i hap rrugën krijimit të Speciales.

Se Specialja do të dërgohet në Kuvend brenda javës që vjen, këtë e kanë konfirmuar për KosovaPress burime të sigurta brenda kuvendit, të cilët, me kërkesë që të mbeten anonimë, kanë pranuar se tashmë koha po ecën dhe se kjo është njëra ndër arsyet e vizitës së ndihmëssekretares amerikane për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Victoria Nuland në Kosovë, e cila do të kërkojë votimin e Speciales nga ana e deputetëve.

Mësohet gjithashtu se amendamenti do të shkojë para deputetëve pa ndonjë ndryshim.

 

Përkundër tërë kësaj, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi,t ha për KosovaPress se do të ishte skandaloze nëse vërtet, siç deklaroi kryeministri Isa Mustafa, amendamenti për Specialen do të riprocedohet nga ana e Qeverisë.

Sipas Kurteshit dërgimi i sërishëm për votim i Speciales është tendencë për një grushtshtet mbi demokracinë.

 

Ndërsa deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj tha për KosovaPress se, sa i përket subjektit të tij, qëndrimet vazhdojnë të mbesin të njëjta, dhe se tendenca e Qeverisë për ta riproceduar ndryshimin kushtetues për dhomat e specializuara, paraqet lojë me Kuvendin nga ana e ekzekutivit.

 

Edhe për deputetin nga radhët e Nismës Zafir Berisha, mënyra se si po tentohet të formohet Gjykata Speciale është e papranueshme dhe rikthimi i atyre amendamenteve, sipas tij, “i hap rrugën një ligji tepër të dëmshëm për Kosovën”.

Me 26 qershor deputetët hodhën poshtë votimin për Dhomat e Specializuara dhe atë me 75 vota pro, 7 vota kundër dhe 2 abstenime./KosovaPress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here