Specialja në Kuvendin e Kosovës dhe të Holandës

0

Shteti i Kosovës ende nuk i ka kryer të gjitha obligimet ndërkombëtare për funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Kjo pasi që ka mbetur të ratifikohet nga Kuvendi edhe marrëveshja me Holandën për Selinë e kësaj gjykate.

Kurse ngritja e aktakuzave të para sipas njohësve të këtyre proceseve do të mundë të ndodhë në pjesën e dytë të këtij viti, pasi kanë mbetur të kryhen edhe disa çështje teknike.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka dhënë informata se kur do të dërgohet kjo marrëveshje për ratifikim në Kuvend.

Avokati Tomë Gashi ka thënë për “Zërin” se për shkaqe formale marrëveshja e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Holandës, ku po ashtu kanë kontribuar edhe zyrtarë të shtetit të Kosovës duhet të kalojë në Parlamentin e Holandës dhe në atë të Kosovës dhe pas aprovimit, sipas Gashit, kjo marrëveshje konsiderohet e vlefshme dhe fillon implementimi i punës së Gjykatës Speciale./Zëri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here