Sousa i do Gashin e Xhakën te Fiorentina

0

Pas Shkëlzen Gashit, tani skuadra e Fiorentina-s po e kërkon edhe një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për mesfushorin e Basel-it, Taulant Xhaka.

Trajneri i ri i Fiorentina-s, Paulo Sousa dëshiron të marr dy futbollist nga ish skuadra e tij Basel dhe që të dy shqiptar.

Më herët ishte folur se Shkëlzen Gashi është drejt Fiorentinës, ndërsa tashmë thuhet se Sousa e dëshiron edhe Taulant Xhakën.

“Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka do të ishte një zgjedhje e përkryer për krahun e djathtë. 24-vjeçari ka një moshë të re që jep garanci për të ardhmen e skuadrës së Fiorentina-s”, shkruan Tuttomercato.web.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here