Sot varroset Artan Dreshaj

0

Sot në orën 17:00, do të bëhet varrimi i 25-vjeçarit nga Peja, Artan Dreshaj.

Dreshaj, ishte i diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë (BUDD CHIARI SYNDROME), për shërimin e së cilës duheshin shuma të mëdha parash.

Duke e parë gjendjen e tij qytetarë nga e gjithë Kosova, kishin filluar aksionet për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e tij.

Mirëpo pavarësisht ndihmave Artani nuk mundi që ta përballoj sëmundjen. Ai ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Nabërgjan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here