Sot në Prishtinë varrosen dëshmorët e Kumanovës

0

Tetë të vrarët në luftimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë do të varrosen sot në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Të rënët Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, dhe Arben Rexhaj, do të varrosen sot në orën 17.

Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar homazhe dhe akademi komemorative për nder të të rënëve

Homazhet bëhen në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar në orën 14:00. Ndërsa akademia komemorative fillon në orën 15:30.

Ndërkohë, Këshilli Organizativ i Gjakovës, në nderim të të rënëve në Kumanovë që janë nga kjo komuna Mirsad Ndrecaj dhe Xhafer Zymberi do të mbajnë po ashtu homazhe duke filluar nga ora 10:30, në foajenë e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, pastaj në ora 11:30 do të bëhet nisja për në Prishtinë në mënyrë të organizuar, ku dhe do bëhet varrimi në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve.

Ndryshe, Beg Rizaj, i cili u vra në konfliktin e fundit në Kumanovë të Maqedonisë u varros dje në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here