Sot në Mitrovicë mbahet ceremonia qendrore e rivarrimit të heroit kombëtar, Isa Boletini

0

 

Homazhet nisin në orën 9, në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe më pas kortezhi do të lëviz për te Stadiumi i qytetit. Eshtrat e heroit kombëtar do të varrosen në orën 15 në fshatin e tij të lindjes në Boletin të Zveçanit.

Manifestimi i rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini, i organizuar dhe nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, mbahet sot në Mitrovicë dhe në fshatin e tij të lindjes, Boletin. Aktivitetet e organizuara me këtë rast fillojnë me seancën solemne në Kuvendit Komunal të Mitrovicës, që fillon në orën 8 e 30 minuta. Homazhet para arkivolit me eshtrat e heroit Isa Boletini mbahen ne orën 9 në sheshin “Adem Jashari”, kurse në orën 11 arkivoli do të lëviz në drejtim të Stadiumit të qytetit “Adem Jashari”, ku mbahet manifestimi qendror.
Me fjalë rasti në këtë manifestim pritet të paraqitet presidentja e Republikës së Kosovës, përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryeministri, pastaj kryetari i Mitrovicës, përfaqësues të Institutit të Historisë, si dhe përfaqësuesi i Familjes Boletini.
Pjesa e dytë e manifestimit vazhdon me një program artistik. Ndërkaq nga ora 14 e 30 minuta është paraparë që arkivoli të udhëtojë për te varrezat në Boletin, në shoqërim të familjarëve dhe të ftuarve të tyre. Kurse ceremonia e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini në Boletin bëhet në orën 15.
Isa Boletini ishte një prej personaliteteve kryesore të luftës për çlirimin nga sundimi osman dhe kundër pushtimit serb të Kosovës. Ai u vra në Podgoricë të Malit të Zi në vitin 1916.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here