Sot në 14 h 00 protestohet në Prishtinë!

0

Sot në orën 14:00 do të nisë protesta gjithëpopullore e organizuar nga shoqata “Thirrjet e Nënave” për shkarkimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe për shtetëzimin e Kombinatit “Trepça”.

Në përkrahje të kësaj proteste kanë dalë edhe partitë opozitare, VV-AAK-NISMA, e po ashtu edhe shumë organizata tjera si ato të studentëve ashtu edhe ato të OVL-UÇK.

Shumë qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës pritet të zbarkojnë sot në Prishtinë për t’iu bashkangjitur kësaj proteste.

E disa nga analistë politikë nuk e kanë përjashtuar mundësin që njerëz të caktuar do të mundohen që këtë protestë ta shfrytëzojnë për qëllime dhe agjenda të caktuara.

Partitë që kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në protestë janë Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Bashkimi Demokratik,Lëvizja e Re Demokristiane, OJQ-të , organizatat e luftës së UÇK-së, Instituti Demokratik i Kosovës, Sindikata të punëtorëve, si dhe disa prej organizatave studentore.

Protesta të ngjashme janë mbajtur ditë më parë edhe në komunat e Kosovës si në Gjakovë, Gjilan, Deçan, Malishevë, Krushë e Madhe, etj.

Protesta është paralajmëruar se do të jetë e qetë, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë eskalim.

Ndërkohë, Policia e Kosovës është mobilizuar që ta mbajë nën kontroll masën protestuese.

Nisja e protestuesve do të fillojë nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here