Sot miqësorja Frankfurti – Kosova

0
Sot (e martë) pritet të zhvillohet ndeshja miqësore në mes të Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt. Mungesat e Kosovës janë Donis Avdijaj dhe Loret Sadiku. Përzgjedhësi i Përfaqësueses, Albet Bunjaki, ka bërë me dije se në vend të Avidjajt është ftuar Imran Bunjaku.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot (e martë) pritet ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore ndërkombëtare kundër skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt. Pas tri ditësh Kosova, e drejtuar nga Albert Bunjaki, do të përballet me Werder Bremenin. Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar të hënën, ku e ka zhvilluar edhe përgatitjen e parë. “Edhe zyrtarisht ka filluar grumbullimi dhe vendosja e futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës në hotel ‘Linder’ në Frankfurt.  Kosova do t’i zhvillojë ndeshjet miqësore ndërkombëtare më 24 mars kundër Eintracht Frankfurtit dhe më 27 mars kundër Werder Bremenit”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Në grumbullimin e parë munguan Donis Avdijaj dhe Loret Sadiku. “Donis Avdijaj mungon, me gjithë dëshirën e tij të madhe që të na bashkëngjitet, por klubi i tij në momentin e fundit ka njoftuar se nuk është i gatshëm t’i japë leje për t’i zhvilluar këto ndeshje. Avdijaj është i huazuar nga klubi dhe atij i kanë mbetur edhe dy muaj. Loret Sadiku do të mungojë shkaku i lëndimit që kishte më parë. Gjendja e tij shëndetësore i është përkeqësuar pas ndeshjes së fundit që pati për skuadrën e tij, që inkuadrimin e tij e bën të pamundur tash”, ka thënë Albert Bunjaki, përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës.
Bunjaki në vend të Donis Avdiajt e ka ftuar Imran Bunjakun, i cili i është bashkuar pjesës tjetër të Përfaqësues. Po sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, ndeshjet e Përfaqësueses do të ndihen edhe nga drejtuesit e FFK-së, kryetari Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu, anëtari i KE-së, Murat Hoxha dhe sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu.
 ere

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here