Sot Kuvendi zgjedhor i AAK-së, Haradinaj nuk ka kundërkandidat

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban sot Kuvendin e 7-të Zgjedhor. Kandidat i vetëm për kryetar të kësaj partie deri tash është themeluesi dhe lideri aktual, Ramush Haradinaj.

Ata, siç transmeton KP, kanë vendosur kutitë për votim, në të cilat 131 anëtarë të zgjedhur të AAK-së përmes fletëvotimeve do ta deklarojnë vullnetin e tyre për anëtarët e Kryesisë dhe kryetarin e AAK-së. Në fletët e votimit tash për tash është vetëm emri i Ramush Haradinajt dhe katër hapësira të zbrazura për kandidatë të tjerë që mund të propozohen gjatë kuvendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here