Sot komuniteti serb protestoi në Veri të Mitrovicës, në Graçanicë e Shtërpcë

0

Sot ka patur protesta të komunitetit serb të Kosovës në Graçanicë, Shtërpcë dhe në disa lokacione në Veri të Mitrovicës ku është shprehur pakënaqësia rreth taksës së vendosur prej 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestave.

“Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Protestat kanë filluar rreth orës 12:00 dhe kanë përfunduar rreth orës 13:00, përderisa gjatë kësaj periudhe kohore në disa rrugë ku është mbajtur protesta në Veri, qarkullimi i automjeteve ka qenë i ndërprerë përkohësisht.

Vlen të potencohet se protestat kanë qenë të qeta dhe pas shpërndarjes së protestuesve rrugët janë liruar për qarkullim të automjeteve.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmarr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planifikimeve policore, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike”, ka njoftuar Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun-DPP, Prishtinë.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here