Sot Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën

0

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, në lidhje me situatën në Kosovë.

 

Këshilli i Sigurmit i Kombeve të Bashkuara në një seancë të paraditës sot në New York do të shqyrtojë raportin mbi zhvillimet tremujore në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, në të cilin ai ka shfaqur shqetësimin mbi me ikjet e popullsisë ndërsa ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit dhe qeverisë pas një vakuumi dhe ngërçi gjashtëmujor. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm përfshin periudhën e zhvillimeve nga 16 tetori deri me 15 janar dhe nuk bënë fjalë për protestat e dhunshme që çuan në shkarkimin e njërit nga ministrat serb të prartisë së Listës Serbe, përbërse e koalicionit qeverisës. Pavarësisht kësaj, kjo çështje gjithsesi do të jetë objekt i diskutimit qoftë nga përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, shefi i UNMIK-ut avganistanezi Farid Zarif, pastaj ministrit të jashtëm të Serbisë, por edhe të anëtarëve të tjerë të KS, sidomos përfaqësuesit të Rusisë.

Përfaqësuesi i Kosovës, Hashim Thaçi do të flasë për herë të parë para Këshillit në cilësinë e zëvndëskryeministrit të parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme, me c’rast pritet të adresojë zhvillimet gjatë tremujorit të shkuar, që gjithsesi ishit të bujshme për shtetin e ri në rrugën e konsolidimit politik dhe demokratik. Sipas një burimi në New York, Thaçi pritet të flasë edhe për protestat dhe arsyet që çuan tek ato, për shkarkimin e minstrit serb nga qeveria, për ikjen dhe shkaqet e migrimit të kosovarëve, për Trepçën si pronë e patjetërsueshme e Kosovës dhe për zotimin e Kosovës si aleat në luftën globale kundër terrorizmit.

Kryediplomati kosovar, ashtu si edhe në takimet e mëparshme, do të kërkojë çeljen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet e Kosovës me Kombet e Bashkuara, kufizimin e mëtejmë të rolit të UNMIK-ut në Kosovë deri në përfundimin e tij dhe njëkohësisht do të ritheksojë qëndrimin e Kosovës për të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e të qenit anëtar i plotë me të drejta dhe përgjegjësi i Kombeve të Bashkuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here