Sot gjashtëmbëdhjetë vjet NATO e bombardoi Serbinë

0

Me 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore kunder Jugosllavise me bombardimin e pozicioneve ushtarake serbe ne Kosove. Ofensiva e NATO-s erdhi ne pergjigje te nje vale te re te spastrimit etnik te lancuar nga forcat serbe kunder shqiptareve te Kosoves me 20 mars.

Pervec pozicioneve ushtarake serbe, fushata ajrore e NATO-s vuri nen shenjester edhe godinat qeveritare ne Serbi si dhe infrastrukturen e vendit, me synim destabilizimin e regjimit te Miloshevicit. Nderkohe ofensiva serbe ne Kosove perzuri nga vendi dhjetra qindra mijra shqiptare te Kosoves ne drejtim te fqinjeve, Shqiperi, Maqedoni e Mali i Zi. Shume nga keta refugjate u derguan ne SHBA e ne vende te tjera te NATO-s. Me 10 qershor, bombardimet e NATO-s perfunduan, kur Serbia ra dakort per nje mareveshje paqeje, per terheqjen e trupave te saj nga Kosova dhe zevendesimin e tyre me trupat paqeruajtes te NATO-s.

Pervec dy piloteve amerikane te vrare gjate nje stervitje ne Shqiperi, asnje personel tjeter i NATO-s nuk humbi jeten ne 78 dite operacion ushtarak. Gjithsesi, gjate sulmit pati disa gabime ne bombardime, qe sollen vrasjen e nje numri refugjatesh kosovare, te disa anetareve te UCK-se, si dhe te civileve serb. Incidenti me i debatueshem ndodhi me 7 maj kur u bombardua ambasada kineze ne Beograd, ku u vrane tre gazetare kineze, gje qe provokoi nje krize diplomatike mes SHBA-se e Kines.

Me 12 qershor, forcat e NATO-s hyne ne Kosove nga Maqedonia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here