Sot është 106-vjetori i themelimit të Ushtrisë Shqiptare

0

Presidenti Ilir Meta, e ka nisur këtë ditë me një urim me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare.

“Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, dëshiroj të përcjell konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare”, shkruan Meta.

Ndërsa publikon disa fotografi të Ushtrisë, ai shpreh vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse.

Urime të veçanta dhe të përzemërta ai ju përcjell edhe 210 ushtarakëve të cilët aktualisht, nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

“Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë! Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun”, shkruan Meta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here