Sot do të hapet Panairi i Librit në Prishtinë

0

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj. Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Panairi i Librit në Prishtinë që do të nis sot dhe do të zgjasë deri më 7 qershor ceremoninë e hapjes do ta ketë në ora 18:00, bëjnë të ditur organizatorët.

Në këtë edicion do të shënohet 150-vjetori i lindjes së Zef Skiroit, 100-vjetori i lindjes së Roland Barthes, 100-vjetori i lindjes së Arthur Miller, 100-vjetori i vdekjes së Josif Bagerit, 95-vjetori i lindjes së Mark Krasniqit dhe 20-vjetori i vdekjes së Anton Pashkut.

Ndërkohë, më 6 qershor SHBK-ja po ashtu ka paraparë darkën solemne më 6 qershor ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në: Prozë, Poezi, Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë, Përkthim letrar e Projektin capital si dhe shpallet: Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe) Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj) dhe Stenda më e vizituar

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj. Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora dhe numri i titujve të rinj, rreth 1.100 kurse numri i titujve të viteve të fundit, rreth 4.000/ KP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here