Sot akademi në 19 vjetorin e Masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 që ndodhi në veriun e Mitrovicës

0

Komuna e Mitrovicës dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, sot organizojnë akademi për të shënuar 19 vjetorin i masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 të ndodhur në veriun e Mitrovicës.

Gjatë 3 dhe 4 shkurtit serbët vranë në Mitrovicë u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25 shqiptarë si dhe ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.

Paraprakisht do të ndizen qirinjtë tek shtatorja e “Mehë Ukës” në shenjë respekti dhe përkujtimi për të vrarët në këtë natë tmerri.

Preveza Abrashi është njëra nga ato që e ka përkujtuar këtë ngjarje:

“Perkujtim I dhimbshem 
Kur ta vrajne antarin e familjes dhe shume bashkeqytetare e ti pasi perjeton tmerrin, leshon shtepine qe te mos kthehesh me kurre…
8 muaj pas perfundimi i luftes në gjithe territorin e #Kosovës, në anen tjeter te lumit Iber u vrane:
#RemzijeCanhasi
#SebahaAbrashi
#NexhmijeXhaka
#ShqipeVoca
#SelimeBerisha
#NezirVoca
#MuharremSokoli
#NimanSejdiu
#BashkimRrukeci
#NderimAjeti
Në keto sulme nga strukturat serbe, kishin mbetur te plagosun 25 shiptarë, kurse 11,364 te tjere ishin debuar per te mos u kthyer me kurre ne vendbanimet e tyre ne veri. Une isha e debuara me nr. 1053, shenuar nga Org. ADRA
Fakt nga #SpastrimitEtnik! “, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here