Sot 8 vjet vdiq At Zef Pllumi

0

Më 25 shtator 2007 At Zef Pllumi vdiq në spitalin Gemelli të Romës ku ndodhej per kurim. Prift franceskan, ishte një nga kleriket e shumtë shqiptarë që vuajti  përndjekje gjatë epokës komuniste – dy here i burgosur, gjithsej 26 vjet. Në vitin 2006, Shqipëria i dha atij titullin Nderi i Kombit. Lindur më 1924, Zef Pllumi u shqua edhe si publicist e shkrimtar. Në vitet e fundit të jetës ai i dhuroi publikut vëllimin “Rrno vetëm për me tregue”, libëri cilësuar si “Arkipelagu Gulag” shqiptar. Ja një fragment:
“… Nuk mund shifshem ma keq. Puna ishte randue aq shumë: trajtimi i Komandës nuk bahej ma i egër; njerzit ishin shterrë fuqish: Çadrat e Vdekjes ishin dhetëfishue; kapanonet plot me njerz të smundë. Nji pjesë e madhe ishin ajë kambësh e mucatë fëtyret. Ashtu zharg i nxirshin në punë. Çdo mëngjes ishte nji terror i tërbuem….”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here