Sot 20 vjet ishin zënë rob 8 ushtarë serbë, trajtimi i tyre nga UÇK, shembull i mirë i një ushtrie

0

Zona Operative e Shalës e UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishin zënë rob tetë ushtarë serb

Në një video të publikuara nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP, shihen tetë ushtarë serb të cilën u zunë rob në vitin 1999 në fshatin Bare të Shalës së Bajgores nga ushtarët e UÇK-së. 

Në video flet njeri nga të zënit rob, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal. Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.         

Sipas tij, ushtarëve serb të zënë rob u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje.Përndryshe, ushtarët u morën peng pas luftimeve në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.

Më vonë ata ushtarë u këmbyen me numrin afërsisht të njëjtë të ushtarëve të UÇK-së, të zënë robër në malet e Pashtrikut të cilët ishin zënë me grupin e komandant Mujë Krasniqit, më 14 dhjetor 1998 ku kishin rënë edhe 40 dëshmorë në krye me Mujën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here