Sot 1383 vjet nga vdekja e profetit islam, Muhammed

0

Në Medinë, Arabia Saudite, para 1383 vjetësh, saktësisht më 8 qershor të vitit 632, ndërroi jetë themeluesi i Islamit, Abdul Kasim Muhamed. Ai themeloi religjionin monoteist, të mbështetur në Kur’an.

Ai u lind rreth 570 në Mekë. Emri i plotë është Muhammed ibn Abdullah ibn Abdylmutalib ibn Hashim ibn ‘Abd Menaf el-Kureshi. Muhameti shihet nga besimtarët myslimanë në radhën e profetëve si historikisht i fundit, të cilit i është dërguar me anë të Kuranit zbulesa e Zotit (Allahut). Si pasojë, ai është sipas kuptimit islamik “vula e profetëve”. Historianët theksojnë rolin e tij në unifikimin politik e të besimit të arapëve, duke krijuar kështu bazën për ekspansionin e tyre ushtarak-politik dhe kulturor drejt Lindjes e Perëndimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here