Sony prezanton PlayStation 5

0

Një gjeneratë e re e PlayStation është prezantuar nga Sony.

Kanë kaluar shtatë vjet prej kur raftet e dyqaneve janë mbushur me PS4. Ka qenë një periudhë e bujshme e lojërave, e mbushur me përparim në arenën e realitetit virtual, por jo pa polemika.

Tani është radha për PlayStation 5 – dhe pajisja është një bukuri absolute, përcjell Gazeta Express.

Pas prezantimit të shumë video-lojërave, në fund të eventit të mbajtur të enjten, Sony ka prezantuar konsolën e re me pamjen “e së ardhmes”.

Me ndryshim radikal, Sony PlayStation 5 vjen me ngjyrë të bardhë të kombinuar me të zezën.

Konzola vjen në dy versione, një model standard dhe një digjital, që do të ketë kamerë 3D.

Ende nuk janë publikuar specifikat, çmimi apo data e daljes në treg për konsolën e re.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here