Sonte nuk do të votohet Demarkacioni, shtyhet për nesër

0

Marrëveshja e demarkacionit me Malit të Zi dhe Kosovës nuk do të votohet sonte në Kuvendin e Kosovës.

Sonte vetëm do të ketë debat për këtë çështje deri në orët e vona. Votimi i Demaerkacionit do të bëhet nesër nga ora 10:00.

Kështu ka thënë për Express njëri nga deputet e Kuvendit të Kosovës, i cili nuk ka pranuar t’i përmendet emri.

Ai ka thënë se tashmë edhe disa deputetë e kanë lëshuar Kuvendin dhe kanë shkuar nëpër shtëpi.

“ Sonte nuk do të ketë votim të Demarkacionit. Sonte vetëm do të shterret debati për këtë çështje, do të flasin të gjithë ata që e kanë kërkuar fjalën. Votimi sipas të gjitha gjasave do të mbahet nesër, në vazhdimin e seancës së sotme”, ka treguar ky deputet.

Sipas tij kjo shtyrje po behët pasi që nuk janë edhe votat shumë të sigurta.

Se sonte nuk do të votohet Demarkacioni ka lënë të dyshohet edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka treguar para gazetarëve se deputeti i LDK’së, Ramiz Kelmendi do të kthehet nesër në Kuvend. Sonte nuk do të votohet Demarkacioni/Gazeta Express/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here