Sonja Cemeri: Shqipëria nuk ofron kushte për profesionin tim, por e dua Shqipërinë se është vendi im

0

Balerina e televizionit “Klan”, Sonja Cemeri e ka një synim: të arrijë sa më lart, siç e quan ajo, në botën e televizionit. Njëzet vjeçarja nga Tirana e cila studion në Fakultetin Sporteve , thotë se nuk do ta ndërronte Tiranën me asnjë qytet tjetër për të jetuar.  Në intervistë ajo tregon se e ka vizituar edhe Kosovën dhe zbulon përshtypjet që i kanë lënë njerëzit e këtij vendi.

Kush është Sonja Cemeri jashtë ekranit televiziv?

Sonja është një vajzë e thjeshtë me jetë sociale aktive dhe ka një shoqëri të madhe.

Pse zgjodhët të jeni balerinë, kur studioni për sporte?
Unë kam pesëmbëdhjetë vjet që merrem me kërcim dhe gjimnastikë. Kam dalë kampione e Shqipërisë në gjimnastikë në 2011. Këto janë dy gjërat që i kam shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nuk i ndaja dot, prandaj vendosa të studioj në sporte dhe të vazhdoja kërcimin.

A do ta ndërronit Tiranën me një qytet tjetër për të jetuar?
Jo.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?
“Ferri” ka qenë libri i fundit që kam lexuar nga dan Broën, kur kam kohë të lirë lexoj.

-Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?
Në Shqipëri nuk më pëlqejnë kushtet që ofrohen për profesionin tim. E dua Shqipërinë se është vendi im dhe jam shumë krenare.

A ke qenë ndonjëherë në Kosovë dhe çfarë vendi dhe çfarë njerëz të duken shqiptarët e Kosovës?
Po kam qenë në Kosovë. Qytetet që kam vizituar janë: Prishtinë, Prizeren, Gjakovë. Unë kam shoqëri nga kosova dhe me duken njerëz miqësor dhe të sjellshëm

Si është një burrë ideal në mendjen e Sonjas?
Të jetë i qetë, mbi të gjitha i thjeshtë.  Bjond dhe sy bojqelli.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Të mbaroj studimet e të arrijë sa më lartë në botën e televizionit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here