Sondazh: Nisma për Kosovën e humbë primatin në Malishevë

0

Bazuar në një sondazh që e ka bërë webfaqja lokale “Malishevapress” Nisma për Kosovën e ka humbur primatin edhe në komunën e vetme ku e mban pushtetin, në Malishevë. Sipas këtij sondazhi, PDK-ja del ta ketë rifituar primatin në këtë komunë ku e ka mbajt pushtetin për 10 vjetë me radhë, e ku sipas sondazhit tani do ta votonin shumica e votuesëve, derisa Nisma ka kaluar në pozitën e dytë. “Rezultatet e sondazhit nuk janë domosdoshmërish shprehje e realitetit politik por ato janë nxjerrë nga numri i vizitorëve në webfaqen e Malishevapress të cilët iu kanë përgjigjur sondazhit”, është theksuar nga stafi i Malishevapress-it në prezantim të rezultatit të sondazhit që ka zgjatur 7 ditë.
“Ajo që është më shqetësuese mbetet që 9.18% e respondetëve nuk e kanë votuar asnjërin nga subjektet politike”, është tërhequr vëmendja aty.
Duke i krahasuar rezultatet e sondazhit me ato faktike të zgjedhjeve lokale të vitit 2013, “Malishevapress” ka gjetur se NISMA ka shënuar një rënie prej 8%, apo nga 33.84% në 25.36%, PDK ka shënuar një rritje prej 6%, apo nga 27.07% në 33.82%, LDK ka shënuar një rënie prej 7%, nga 25.80% në 18.36%, VETËVENDOSJE! ka një rritje prej 7%, nga 5.77 % në 12.08% dhe AAK ka shënuar një rënie prej 2%, nga 3.46% në 1.21%.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here