Solidarizimi me gratë e përdhunuara gjatë luftës,5 mijë fustane ekspozohen në stadium të Prishtinës(foto)

0

Titullohet “Thinking of you” (Duke menduar për ju) instilacioni i artistes Alketa Xhafa-Mripa, i vendosur në stadiumin e Prishtinës: 5 mijë veshje të varura në 45 tela të gjatë për të kujtuar gratë e përdhunuara dhe të abuzuara gjatë luftës në Kosovë.

Instalacioni është përuruar në 12 qershor, për të kujtuar hyrjen në Kosovë të ushtarëve të NATO-s në vitin 1999.

Sipas të dhënave nga Organizata për të Drejtat e Njeriut, gjatë luftës (1996-1999), të paktën 20 mijë gra pësuan abuzime, përdhunime dhe dhunë.

Kosova 3Kosova 4

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here